Ne 4 ndeshje ka shenuar 12 gola dhe sebashku me Blerim Gavoçin kryesojne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit 5×5 per Zonen e Shkodres, kampionat qe po organizohet nga Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit.

E kemi fjalen per futbollistin Alsed Abdija, pjestar i ekipit “Guri i Zi” qe merr pjese ne kete kampionat. 21 vjeçar eshte marre me futboll, por eshte detyruar te largohet prej tij per shkak te nje demtimi te rende.

Megjithate nuk mund te qendroje larg pasionit te tij te madh dhe per kete arsye, po merr pjese ne kampionatin 5×5. Aty ku synon te shpallet golashenuesve me i miri i tij, por edhe te ndihmoje ekipin per t’u shpallur kampion.

Alsedi i ka thene keto gjera ne nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ai i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetares Fabiola Caka, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:

-A eshte futbolli nje pasion i juaji?

Futbolli ka qene pasioni im qe ne moshe te vogel dhe vazhdon te jete akoma edhe pse nuk e kam ushtruar vazhdimisht.

-Keni provuar ta vazhdoni me tej?

Po, ne fakt. Ne moshen 10-vjeçare u bera pjese e ekipit Fc Bushati ku kam luajtur per 5 vite. Gjate ketyre viteve jam grumbulluar me kombetaren e moshave U15 dhe ne moshen 15-vjeçare pata nje nderprerje per shkak te mundesive personale, per ta vazhduar me vone ne moshen 17 vjeç me ekipin “Arra Madhe”. Aty kalova gati dy vite pasi demtimi i ligamenteve ne gjurin e djathte e beri te pamundur qe une t’a vazhdoja endrren time.


-Jeni nder golashenuesit me te mire te kampionatit 5×5. Si ndiheni?

Normalisht ne aspektin personal jam i lumtur per kete fakt por me rendesi eshte te ndihmoj sa me shume ekipin.

-Fitore ne “derbin” e Gurit te Zi?

Ne kete ndeshje duhet te japim maksimumin duke qene se luajme dy ekipe te nje vendi dhe besoj shume ne forcat e ekipit per te arritur fitoren.


-Cili eshte synimi yt?

Synimi im eshte te mbaj deri ne fund vendin e pare si golashenues dhe te fitojme kampionatin me skuadren.
Intervistoi: Fabiola CAKA