Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELAJMI I FUNDIT/ Humbi Superkupën, Real Madrid shkarkon Xabi Alonson

LAJMI I FUNDIT/ Humbi Superkupën, Real Madrid shkarkon Xabi Alonson

Humbja e mbrëmshme 2-3 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës, i ka kushtuar shumë trajnerit të Real Madrid Xabi Alonso. Klubi madrilen ka njoftuar pak minuta më parë shkarkimin e tij.

“Klubi i Real Madridit njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur t’i japë fund mandatit të tij si trajner i ekipit të parë.

Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë tifozëve të Madridit sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka mishëruar vlerat e klubit tonë.

Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Klubi ynë falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij të trajnerëve për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kësaj kohe dhe u uron atyre fat të mbarë në këtë kapitull të ri të jetës së tyre”- shkruhet në komunikatën zyrtaree.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments