Humbja në Korçë ka mërzitur shumë lojtarët e Luftëtarit, të cilët pas ndeshjes janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe i kanë nxjerrë inatin njëri-tjetrit.
“Panorama Sport” mëson se ka pasur një konfrontim mes disa lojtarëve, por në ato momente në dhomat e zhveshjes nuk kanë qenë pjesëtarët e stafit.
Përplasjet mes futbollistëve janë konfirmuar edhe nga pjesëtarët e stafit teknik. Megjithatë, më tepër ka qenë një zënkë për atë që nuk ka shkuar brenda fushës.
Natyrisht qe problemet e skuadres ne fushen e lojes reflektohen edhe ne dhomat e zhveshjes dhe po ashtu edhe ne deklaratat e drejtuesve dhe kudo.
Megjithate, Luftetari duhet te vazhdoje te beje detyren deri ne fund te kampionatit, ashtu siç kane bere deri me tani sepse do te ishte ne te miren e futbollit shqiptar.