Nga Gjergj KOLA

47 vjeç sot, por Jetmir Kuçi me fizikun që ka mbase do t’i bëjë edhe njerëzit e shkëncës që merren me trupin e njeriut, të gabojnë. Të paktën për nja 10-15 vjet. Kampioni i madh i boksit shkodran dhe atij shqiptar ka sot ditëlindjen.

Një përvjetor që natyrisht do ta bëjë atë të lumtur bashkë me familjen e tij. Gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin t’i urojë Jetmir Kuçit edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe po ashtu edhe një karrierë sa më të suksesshme si trajner!

Kuçi ka lindur në Shkodër më 21 prill 1977 dhe rininë e tij do t’ia kushtonte pikërisht sportit. Që në shkollen 8 vjecare “Ali Laçej” në Perash qe ishte preference per gjimnastike, ne klasen e 3-te kur ishte 9 vjeç dhe deri ne moshen 14 vjeç ishte gjimnast derisa mbaron shkollen 8 vjecare.

Ai mund t’u bente me shkathtesine e tij nje gjimnast mjaft i mire, por JETMIR KUÇI zgjodhi t’i hyje boksit dhe ne moshen 15 vjecare fillon rrugëtimin me këtë sport. Stervitet nga tranieri i pare i tij, i ndjeri SHPRESIM BREGU, i cili ishte njeriu qe e mesoi te boksoje ne hapat e pare te tij. Pastaj me ekipin privat te formuar nga kampioni i mundjes se lire TONIN DEMA, qe dikur ne rini ka boksuar edhe ai, raporton shkodrasport.com.

JETMIR KUÇI shpejt merr pjese ne kampionatin e te rinjve ne vitin 1992 dhe del kampion. Po keshtu edhe ne vitin 1993 e 94 kampion dhe boksieri ma i mire i kampionatit ne Tirane. Kuptohet që një merite te madhe në këto suksese kanë TONIN DEMA e SHPESIM BREGU, të cilët e bënë këtë sportist qe ne moshen 18 vjeçare te shkoje e ta nderoje vllaznine ne boksin e te rriturve. Pikërisht aty ku tranierët ZEF GJONI, SHYQYRI HALILI eKUJTIM DEMA e moren tek Vllaznia e madhe dhe ketu shperthen.

Të gjithë e konsideronin “i papermbajteshmi” ne peshen e tij 69 kg. Bacuku që ne kampionatin e pare me te rriturit del kampion ne vitin 1995 ne Tiranë. Më pas do të vinin titujt e tjerë kampionë, vit pas viti si ne 1996 fiton kampion per here te dyte ne Shkoder dhe ne vitin 1998 kampion ne Durres e po ashtu ne vitin 1999 ne Tiranë.

Të gjitha fitoret janë të dukshme sepse duket qe s’ka kundershar për këtë sportist që i fitonte ndeshjet pa mbaruar 3 raundet me atë boks qe te gjithe shkodranet e mbajne mend se si luftonte qe nga fillimi e deri sa e rrezonte ne tapet kundersharin me goditjet e tij të cilat s’pushonin asnjëherë.

JETMIR KUÇI ne vitin 2000 largohet per me mire ne karieren e tij ne Angli dhe qendron per 5 vite dhe del kampion per ekipet e Londres dhe merr pjese vit pas viti ne kampionatin anglez ne peshen 64-69. Duke bërë paraqitje të mira në këto ndeshje, trajnerët e tij i kërkojnë që të vazhdojë karrierën e tij atje e për këtë arsye, vjen në Shqipëri për të marrë disa dokumenta për gruan dhe vajzën por kjo nuk mund të realizohet dhe për këtë arsye, Kuçi vendos të mos shkojë më në Angli, shkruan shkodrasport.com.

Rikthehet në këtë mënyrë sërish tek ekipi i Vllaznisë dhe në vitet 2005, këtë herë në peshën 69 kg e po ashtu edhe në vitin 2006 ndërkohë që në vitin 2007 dhe 2008 është kampion në peshën 75 kg.

Jetmir Kuçi kësisoj e mbyll karrierën e tij si sportist me 8 tituj kampion të vendit, ndonëse ka disa vite shkëputje ngaqë largohet jashtë vendit dhe po ashtu e mbyll herët karrierën si boksier amator, për të nisur një tjetër të suksesshme si profesionist.

Në vitin 2009 vendos të hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, të kalojë në boksin profesionist ku zhvillon 10 ndeshje, nga të cilat arrin 7 fitore dhe 3 humbje përballë boksierëve më të mirë të kontinentit. Ka marrë pjesë gjithashtu dy herë në Lojërat Mesdhetare dhe dy herë në Kampionatet Botërore.

Ndërkohë, pas mbylljes së karrierës si sportist, do të niste atë si trajner dhe kulmin e tij padiskutim që do ta ketë me sportisten Elsidita Selaj me të cilën arrin të shkojë deri tek titulli nënkampion i Europës për U18 dhe më pas vend i tretë në kontinent për U22.

Në fakt ky është vetëm fillimi. Dyshja Kuçi- Selaj kanë ende shumë rrugë përpara për të bërë dhe për të arritur edhe shumë suksese të tjera sëbashku. Nderkohe vitin e kaluar, Presidenti i Republikes Ilir Meta i ka akorduar atij titullin “Mjeshter i Madh”. Nje titull mese i merituar per kete sportist kampion, trajner kampion dhe njeri kampion!