Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani mund 3-0 Dinamon, do të provojë sërish të fitojë titullin në...

Elbasani mund 3-0 Dinamon, do të provojë sërish të fitojë titullin në sfidën ndaj Vllaznisë

Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion duke mposhtur në javën e dytë të “Final 4” me shifrat 3-0 Dinamon e cila kishte dalë jashtë garës për titullin.

Blutë për më tepër vinin të sajuar mes mungesave të shumta, me një mbrojtje e mesfushë të improvizuar. Ndaj Elbasani nisi të diktonte ritmin dhe e pat më të thjeshtë pasi gjyqtari Hamiti i tregoi të kuqin Gudiabit falë ndihmës së VAR-it.

Nga aty, pjesa e parë foli plotësisht për Elbasanin që shënoi 3 herë dhe vendosi në kasafortë fatin e takimit.

Pjesa e dytë ishte më shumë menaxhim minutash nga të dy skuadrat dhe kësisoj, verdheblutë morën tre pikët që i duheshin për të shkuar në ndeshjen e fundit me shanse për të fituar titullin kampon.

ELBASANI-DINAMO 3-0
25′, 27′ Tsague, 38′ Diallo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments