Zekerija Ramadani është një nga kandidaturat më serioze për të marrë drejtimin e Egnatias.

Ish-trajneri i Flamurtarit, kampion në Kosovë me Trepça ’89, Feronikelin dhe Prishtinën, sot ishte në Rrogozhinë dhe ndoqi ndeshjen e vendasve me Egnatian.

Ai është në bisedime me drejtuesit e klubit të Superiore, por ende nuk ka një marrëveshje të nënshkruar, raportojnë mediat shqiptare.

Ne fakt emri i tij ka dale disi papritur ne slene sepse perfliteshin te tjera kandidatura per postin.e trajnerit te Egnatias.