Alban Bushi me Coronavirus. Njoftimi për trajnerin e Kombëtares U-21 ka ardhur në këto momente. Për 2 ndeshjet e radhës, Shpresat do drejtohen nga Mustedanagiç.
POSTIMI I FSHF:
Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës.
Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.
Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.