Vllaznia do te luaje mbremjen e sotme ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes qe do te startoje ne oren 20.15 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Por skuadra kuqeblu nuk do te jete e plote per kete sfide sepse do te kete te pakten dy mungesa te sigurta dhe mbase edhe tre. Kjo per arsye te demtimeve qe kane pesuar dhe si rrjedhoje ende nuk jane gati per te qene ne fushe.
E sigurte eshte mungesa e mbrojtesit Marko Juriç qe ende nuk e ka kaluar demtimin e pesuar prej dy javesh. Po ashtu edhe mbrojtesi tjeter Esin Hakaj qe la fushen e lojes i demtuar ne ndeshjen e kaluar ndaj Laçit.
Njekohesisht ne dyshim eshte edhe sulmuesi anesor Esat Mala i cili shfaqi probleme po ne sfiden e javes se kaluar. Tashme pritet vendimi i stafit nese do ta aktivizojne apo nuk do te rrezikojne me te.
Keto mungesa padyshim qe kane krijuar probleme per trajnerin Memelli megjithate tashme mbetet per t’u pare se si do te zevendesohen keto lojtare qe do te mungojen ne kete sfide./SHKODRA-SPORT.COM/