Me Skenderbeun ne Korçe javen e kaluar ishte fitorja e pare ne kampionatin e ri, ndersa me Studentin ne Shkoder mbreme, u sigurua fitorja e dyte ne po kaq ndeshje te luajtura. E kemi fjalen per ekipin e volejbollit te meshkujve te Vllaznise qe i ka bere nje start ashtu si duhet kampionatit.

Trajneri Artan Kalaja duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes i vleresoi keto dy fitore si shume te rendesishme per arritjen e objektivit minimal qe ka Vllaznia, sigurimin e nje vendi ne fazen play-off.

Por nga ana tjeter ai ka folur edhe per merkaton duke thene se bashke me presidentin Leqejza po mundohen te bejne me te miren per ta forcuar skuadren edhe me ndonje lojtar tjeter.

“Minimumi është të jemi pjesë e play-off. Këto dy fitore na kanë dhënë njëfarë sigurie për të qenë pjesë e kësaj faze. Megjithatë kampionati është i gjatë. Skuadra ka pasur disa ulje dhe ngritje. Fitoret na kanë gëzuar, por nuk do na vejnë në gjumë.

Ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, por do t’i marrim një nga një. Pavarësisht rezultatit, do të nxjerrim mësime për cfarë na duhet të përmirësojmë. Objektivi minimal është futja në play-off, objektivi maksimal dihet, pjesëmarrja në finale.

Me presidentin kemi kontakte te vazhdueshme dhe po shohim mundesine per te marre edhe ndonje lojtar tjeter por per ne e rendesishme mbi te gjitha ka qene krijimi i nje baze me lojtare te rinj dhe shkodrane dhe kete po bejme aktualisht. Me pas do te vijne edhe te huajt dhe me to, mund te kemi pretendime te tjera”- eshte shprehur trajneri Kalaja./SHKODRA-SPORT.COM/