Duket se Milano është goditur nga një breshër i fortë shiu, gjë që ka ndikuar dhe në sfidën e kësaj fundjave midis Milanit dhe Veronës.

Kështu, Milan-Hellas Verona do të startojë me disa minuta vonesë.

Sfida e San Siros do të startojë në orën 15:25 teksa arbitri Maresca u fut në fushë së bashku me dy kapitenët, Leao dhe Faraoni për të kuptuar më saktë gjendjen e fushës.

Për fat, fusha pritet ta rimarrë shpejt veten dhe në San Siro u mor vendimi për të luajtur teksa kjo solli edhe ovacionet e tifozëve në stadium.