Eshte percjelle sot per ne banesen e fundit ish- futbollisti i Vllaznise Nuh Isufi. Siç kemi bere te ditur, ai u nda nga jeta diten e djeshme ne moshen 77 vjeçare pas nje semundje te rende qe e kishte pushtuar keto 2-3 muajt e fundit.

Per t’i dhene lamtumiren kane qene te pranishem sot perpos familjareve dhe miqve te tij, edhe veterane te futbollit shkodran. Rauf Çanga, Ismet Hoxha, Ahmet Meta, Bahri Asllanaj e te tjere, kane shprehur keqardhjen per ndarjen nga jeta te kolegut te tyre.

Po ashtu, ne emer te Klubit te Futbollit Vllaznia, drejtori sportiv Elvis Plori dhe mjeku Zyhdi Çoba kane sjelle nje kurore ne nderim te ketij veterani te nderuar te futbollit shkodran.

Nuh Isufi ka qene perpos nje futbollisti te mire, edhe nje tifoz i zjarrte i Vllaznise dhe si rrjedhoje nuk ka munguar ne asnje ndeshje te saj ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”. Sot do te mungoje por megjithese nuk do te jete i pranishem fizikisht, me siguri qe atje nga lart, do t’i uroje suksese Vllaznise se tij te dashur!