Diten e djeshme ne Shkoder i jane gezuar dy fitoreve qe ekipet e volejbollit te Vllaznise, femra dhe meshkuj, kane arritur ndaj kundershtareve te tyre, respektivisht Barletit dhe Studentit. Por konkluzioni perfundimtar i fundit te sezonit pritet te jete ai i zakonshmi: Thjesht te renditurit ne katershen e pare.

Keshtu ndodh edhe me ekipet e basketbollit, ndoshta edhe me keq. Atehere çfare duhet bere per te ndryshuar diçka ne menyre qe ekipet e lojerave me dore te Vllaznise te rikthehen serish ne elite?

Kete pyetje ia kemi shtruar diten e djeshme presidentit te shoqates se volejbollit te femrave te Vllaznise Florian Zekja, i cili pasi ka folur edhe per fitoren e djeshme ndaj Barletit dhe startin e kampionatit, ka thene disa fjale edhe per te ardhmen:

“Jam i kënaqur për punën e bërë në këtë pak kohë. Ka një rritje të madhe, e cila normalisht do të vijojë nga ndeshja në ndeshje. Na duhen dhe këto fitore për t’i rritur moralin dhe vetëbesimin vajzave. E rëndësishme është që grupi qëndroi i bashkuar. Duhet t’i analizojmë të gjitha ndeshjet.

Barleti ka qenë përherë rival, sidomos këto dy vitet e fundit. është një kundërshtar jo komod. Çfare duhet bere qe ekipet e lojerave me dore te Vllaznise te jene serish pretendente? Shume e thjeshte: Bashkia Shkoder të shohim si kane vepruar Bashkite e tjera, te Tiranes, Durresit, Korçes etj dhe mjafton te beje ate qe ato kane bere me ekipet e tyre. Na duhet një impenjim më i madh nga bashkia, por jo vetëm. Gjithashtu duhet të hynë në lojë ‘aktorë’ të tjerë dhe atëherë mund të jemi rivalë të ekipeve si Tirana e Skëndërbeu”./SHKODRA-SPORT.COM/