Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist me Al Nassr.

Në ndeshjen e luajtur të premten kundër Al-Ahli Saudi, kampioni portugez ka shënuar një dygolësh, edhe pse ka pasur një problem me shikueshmërinë në rastin e golit të parë.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, Cristiano Ronaldo ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar dëshirën për ta vazhduar karrierën si futbollist:

“Do të vazhdoj të luaj deri kur këmbët të më thonë: ‘Cristiano, nuk ia dal dot më’.

“Kam akoma shumë për të dhënë. E dua akoma futbollin dhe të shënoj gola. Më pëlqen akoma të fitoj. Thonë se kam mbaruar, por po tregoj akoma se nuk është e vërtetë”./telesport/