Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo barazon 1-1 në Slloveni ndaj Aluminij. Bluve 'u djeg' shtylla e...

Dinamo barazon 1-1 në Slloveni ndaj Aluminij. Bluve ‘u djeg’ shtylla e Eridon Qardakut

Dinamo barazoi me shifrat 1 me 1 në transfertë ndaj sllovenëve të Aluminijt. Skuadra shqiptare kaloi e para në avantazh në minutën e 15-të me anë të Hekuran Berishës.

Blutë kishin edhe disa shanse të arta për të dyfishuar shifrat, por ishin të pafat, teksa shtylla i mohoi supergolin nga goditja e dënimit Qardakut.

Në minutën e 83-të, vendasit përfituan nga një përshtjellim në mbrojtjen dinamovite, duke vendosur baraspeshën me Vrbanec dhe duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

ALUMINIJ 1-1 DINAMO

83′ Vrbanec/ 15′ Berisha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments