Ndodh edhe keshtu. Ne vetem 180 minuta loje, portieri Romeo Harizaj ka pesuar plot 12 gola nga ekipi i Vllaznise. Kane qene dy ndeshje te luajtura ne harkun kohor te 6 muajve, ne te cilat ai eshte ndeshkuar rende.

E kemi fjalen per portierin Romeo Harizaj. Me 18 prill te ketij viti, ne ndeshjen Apolonia- Vllaznia, kur ai mbronte porten fierake, eshte ndeshkuar nga shkodranet me plot 6 gola ne fitoren e tyre 6-0.

Ne ate ndeshje, dy prej golave mbajne firmen e futbollistit brazilian Da Silva, dy te tjere nga Ardit Hoxhaj, ndersa do te shenonte edhe Dilaver si dhe djali i trajnerit Brdariç, Thim.

Po me date 18, por kete here ne tetor, Harizaj tashme si portier i Dinamos, do te pesonte serish 6 gola nga Vllaznia. Autore te golave kete here ishin Diagne, Djurdjevic, Aralica (2), Jonuzi dhe Mustedanagiç.

Si rrjedhoje me shume siguri portierit 23 vjeçar, Vllaznia do t’i jete shnderruar ne nje makth te vertete dhe ne ndeshjen e rradhes kunder ekipit shkodran nuk eshte çudi qe ai te kerkoje te mos jete ne porte!!!/SHKODRA-SPORT.COM/