Saturday, July 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja formacioni i Vllaznisë për miqësoren ndaj Otrant Olympic

LAJMI I FUNDIT/ Ja formacioni i Vllaznisë për miqësoren ndaj Otrant Olympic

Vllaznia dhe Otrant Olympic i Ulqinit do të ndeshen pas pak minutash me njëri- tjetrin në stadiumin e Ulqinit në një ndeshje miqvsore që do t’u shërbejë të dy ekipeve në prag të startit të kampionateve.

Ndërkohë tashmë është mësuar edhe formacioni me të cilin trajneri Martini do ta nisë këtë ndeshje. Kështu në portë do të jetë Jukaj, ndërsa treshja e mbrojtjes do të jetë e formuar nga Pusi, Latifi dhe Dwumfour.

Në krahë do të jenë Sokol Uldedaj dhe Bardhi ndërsa treshja e qendrës do të jetë e formuar nga Marku, Qato dhe Kobiljar, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë e formuar nga Perez dhe senegalezi që është në provë Zouhoule.

Në pjesën e dytë sigurisht që stafi teknik do të provojë edhe futbollistët e tjerë. Kuptohet që pas miqësores së sotme ndaj Otrant, do të ketë edhe miqësore të tjera për Vllazninë deri më 22 gusht kur dhe starton kampionati.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments