Vetëm dy ditë pas largimit nga Besëlidhja, ka ardhur edhe zyrtarizimi i ekipit të ri për sulmuesin shkodran Jasmin Rraboshta. Bëhet fjalë për ekipin e Gramshit i cili ka arritur ta bindë për të veshur fanellën e tij në sezonin e ri.
Në fakt ka qenë Gazeta “SHKODRA SPORT” e cila njoftoi e para akordin e Rraboshtës me këtë ekip, ndërkohë që sot ka ardhur edhe prezantimi i cili është bërë nga vetë kryebashkiaku i Gramshit, njëkohësisht edhe president i ekipit.
“Bomberi Raboshta një emër i njohur për sportdashësit me karrierë të gjatë dhe të spikatur, golashënues dhe nuhatës i shkëlqyer i portës do të veshë fanellën e KF Gramshi”- shkruhet në postimin e këtij klubi.
Kujtojmë që Rraboshta e mbylli sezonin e kaluar duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë kur ai luante për Besëlidhjen dhe tashmë do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë edhe me ekipin e Gramshit.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


