Tuesday, July 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVetëm pak orë pas largimit nga Besëlidhja, Jasmin Rraboshta firmos me skuadrën...

Vetëm pak orë pas largimit nga Besëlidhja, Jasmin Rraboshta firmos me skuadrën e tij të re

Vetëm pak orë pas “divorcit” me Besëlidhjen, sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta është bërë me ekip të ri. Gazeta mëson se ai ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit të Gramshit për t’u bërë pjesë e tyre në sezonin e ri.

Kjo do të thotë se nëse në Lezhë nuk i besuan më ndoshta aftësive të këtij lojtari, tek Gramshi kanë shumë besim se Rraboshta me lojën dhe golat e tij do të jetë një lojtar kyç për ta.

35 vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe padyshim që edhe tek skuadra e tij e re do të kërkojë të tregojë vlerat e tij më të mira.

Të mos harrojmë se ai u shpall golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë në sezonin që sapo u mbyll dhe padyshim që do të kërkojë të shënojë sa më shumë gola edhe për skuadrën e tij të re.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments