Vllaznia do te luaje pas pak minutash ndaj Laçit te paren ndeshje miqesore ne prag te sezonit te ri futbollistik shqiptare. Takimi do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe trajneri Memelli tashme ka bere edhe perzgjedhjen e formacionit qe do ta nise kete ndeshje nga minuta e pare.
Keshtu ne porte do te jete Qarri, ndersa ne mbrojtje do ta nise nga minuta e pare katershja e perbere nga Smajli, Juriç, Stojanoviç dhe Dragoshi. Mesfusha do jete me tre lojtare dhe pikerisht me Cheshmedjiev, Krymi dhe Bosnjaku.
Ata do te jene ne mbeshtje te treshes sulmuese qe do te jete e formuar nga dy lojtaret e kraheve Çoba e Mala ndersa ne maje do te jete si zakonisht Balaj.
Ne pjesen e dyte nderkohe stafi teknik pritet te aktivizoje edhe shume prej lojtareve te stolit, per t’u dhene edhe atyre mundesine per te luajtur disa minuta ne kete miqesore ndaj kurbinasve./SHKODRA-SPORT.COM/