Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi ka reaguar per here te pare ne lidhje me lajmin e para pak diteve se biznesmeni Almiro Gurakuqi e ka paditur ne SPAK per pabarazi ne procesin e ankandit te Vllaznise.

Ajo i ka kthyer pergjigje interesimit te gazetareve ne lidhje me kete ceshtje, duke deklaruar se nuk ka deri me tani asnje dijeni ne lidhje me kete padi.

“Une deri me sot nuk kam asnje njoftim apo shkrese nga SPAK, kerkese apo ankese ne lidhje me procesin e privatizimit te Klubit te Futbollit Vllaznia”- ka thene ajo fillimisht.

Me pas, e pyetur nese do te bashkepunonte me kete institucion, ajo eshte pergjigjur: “Bashkia Shkoder ka te afishuar ne faqen e saj te gjithe dokumentacionin e plote dhe ai eshte i hapur per te gjithe publikun, per te gjithe institucionet dhe per kedo tjeter.