Ardit Krymi u largua nga Vllaznia për t’u transferuar në Bjellorusi te Shakther Soligorsk, skuadër që militon në elitën e futbollit bjellorus.

Mesfushori ishte një nga të preferuarit e tifozëve që kishte fituar simpatinë e tifozëve shkodranë. Por, të njëjtin respekt duket se ruajnë dhe futbollistë që dikur kanë luajtur në një ekip.

Bëhet fjalë për Erald Çinarin, Ergi Borshin dhe një mik të tyre. Ata shfaqen duke treguar, ndërsa Krymin e kanë zëvendësuar me fotografinë e tij përmes programeve të ndryshme.

Padyshim një gjetje e ish-shokëve të skuadrës që kujtojnë një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka luajtur për ngjyrat kuqeblu./newsport/