Nese ne ditet e kaluara nuk ka patur shume interes, dje dhe sot duket se eshte tjeter histori. Tifozet e kombetares kuqezi kane shtuar interesin per te qene te pranishem sonte ne stadiumin “Loro Boriçi” per te mbeshtetur ate ndaj turqve.

Interesimi i tifozëve gjatë kësaj periudhe ka qenë i lartë dhe deri më tani kanë avulluar rreth 10 mijë bileta. Deri ne orarin e ndeshjes pritet qe numri te rritet edhe me shume dhe parashikohet qe stadiumi te jete i mbushur ne 80-90 per qind te kapacitetit te tij.

Nga Turqia të konfirmuar janë 1 mijë tifozë. FSHF, në bashkëpunim me Blinibileta.com që menaxhon shitjen e biletave, janë përgatitur që sot të shmangin radhët e gjata dhe anomalitë. Kështu, shitja e biletave do të vijojë në 3 qytete.