Vllaznia është shumë pranë sig urimit edhe matematikisht të biletës që e rikthen në Superiore pas një viti mungesë. Shkodranët janë të qetë, 11 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, ndërsa ekipeve u kanë mbetur edhe nga gjashtë takime për të luajtur deri në fund të sezonit.

Tri ditë më parë, tekniku Hasan Lika zyrtarizoi largimin nga Vllaznia, pasi do të udhëtojë drejt Amerikës për të jetuar aty. Ndërsa, drejtuesit e klubit janë në kërkim të emrit të ri që do të drejtojë skuadrën në vazhdim.
vllazniaa

DILEMAT Burime të sigurta në klubin kuqeblu bëjnë të ditur se ka disa dilema për sa i përket çështjes së teknikut. Drejtuesit janë të dyzuar nëse duhet të zgjedhin një trajner për dy muajt në vazhdim që i kanë mbetur këtij kampionati, ku praktikisht Vllaznia e ka arritur synimin, apo të zgjedhin që tani emrin e teknikut që të drejtojë skuadrën në Superiore sezonin e ardhshëm.

Një tjetër pikë që mban peng këtë çështje është e lidhur me zgjedhjet vendore që do të mbahen në fund të qershorit. Dihet tashmë se klubi i Vllaznisë është 100% pronë e bashkisë.

Në një situatë të tillë, kryebashkiakja Ademi mund të mos jetë më në krye të bashkisë dhe në këtë mënyrë, edhe drejtuesit aktualë të klubit nuk kanë asgjë të sigurt për vazhdimësinë e tyre. Kjo ka sjellë edhe dilemat për sa i përket zgjedhjes së trajnerit të ri.