Wednesday, March 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i fundit/ Ja kur hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së...

Lajmi i fundit/ Ja kur hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Pas Vllaznisë dhe Elbasanit, janë caktuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025-2026. Bëhet fjalë për Egnatian dhe Dinamon. Në këtë mënyrë, katër ekipet që kryesojnë prej në fillim këtë kampionat, do të diskutojnë edhe fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm.

Por ajo që mbetet për të mësuar tani është se cilat do të jenë çiftet gjysmëfinaliste. Këtë gjë do të vendosin goglat e shortit që do të hidhet në ditët në vijim. #

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet më 10 mars. Pra, të martën e ardhshme do të mësohet se cila do të jetë skuadra kundërshtare e Vllaznisë.

Pavarësisht këtij fakti, kuqeblutë tashmë kanë dalë hapur në pretendimin e tyre për ta fituar edhe këtë trofe dhe pavarësisht kundërshtarit me të cilin do të luajnë fillimisht në gjysmëfinale, ato shohim më tej.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments