Ndeshja në mes ekipeve të Partizanit dhe Vllaznisë do të mbyllë javën e 12-të të “Abissnet Superiore” sepse 4 sfidat e tjera të saj tashmë janë mbyllur duke dhuruar një fitore (atë të Egnatias ndaj Erzenit) si dhe tre barazime.

Ajo do të startojë pasditën e nesërme, duke nisur nga ora 18:00 dhe për këtë arsye pritet me interes, sepse do të përcaktojë edhe renditjen përfundimtare të kësaj jave, teksa sigurisht që të dy ekipet do të kërkojnë fitoren.

Ndërkohë, gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive ka mësuar se sektori i arbitrimit pranë FSHF ia ka besuar drejtimin e këtij takimi arbitrit të Kolegjiumit të Tiranës, Adrian Beqiraj.

Ky i fundit konsiderohet si një arbitër me përvojë në Superiore dhe si rrjedhojë, do të drejtojë edhe një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 12-të në mes Partizanit dhe Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/