Sot ne oren 16:00 ne ‘Niko Dovana’ te Durresit do te luhet nje nga ndeshjet e javes se 14-te te Abissnet Superiore, ajo ne mes Teutes vendase dhe Vllaznise.

Nje sfide shume e rendesishme per dy ekipet duke pare pozitat e tyre ne tabelen e renditjes. Nisur nga rendesia e ndeshjes, Sektori i Arbitrimit prane FSHF ka caktuar nje nga arbitrat me te mire te vendit per ta drejtuar ate.

Si rrjedhoje, ai qe do te ndaje drejtesi ne kete ndeshje do te jete arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja i Kolegjiumit te Tiranes. Nderkohe, asistente te tij do te jene dy tiranasit e tjere, Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari.

Sakaq, arbiter i katert do te jete Olsion Yzeiraj i Kolegjiumit te Patosit. Ne sistemin VAR do te jete laçjani Klodian Prenga dhe ne AVAR do te jete elbasanasi Erjon Bylykbashi.

Vezhguesi i arbitrave do te jete Fiqiri Haxhijaj dhe delegat i Federates do te jete Alban Tafaj. Per t’u permendur eshte fakti qe kryesori i ndeshjes se sotme, Juxhin Xhaja, ka qene ne sistemin VAR ne ndeshjen e kaluar Vllaznia-Laçi, ku shkodraneve iu mohua nje 11-metersh me se i paster. /SHKODRASPORT.COM/