Veleçiku po mundohet te beje me te miren per t’u perforcuar me lojtare cilesore dhe siç kemi bere te ditur, diten e hene me te ne stervitje do te bashkohen edhe tre futbolliste te huaj qe do te testohen nga ana e stafit teknik.

Por nderkohe “Shkodra Sport” nga burime prane skuadres meson se prej saj nuk do te kete vetem afrime por edhe largime dhe madje i pari eshte zyrtarizuar. Gazeta ka marre lajmin se mbrojtesi Kujtim Alcani nuk do te jete me pjese e koplikasve.

Lezhjani erdhi gjate veres te Veleçiku por duket se nuk ka bindur aq sa duhet me performancen e tij dhe si rrjedhoje drejtuesit kane vendosur te nderpresin bashkepunimin me futbollistin 25 vjeçar.

Nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet ne vijim te kete edhe ndonje largim tjeter, pikerisht te lojtareve qe nuk kane bindur stafin teknik aq sa duhet. Kujtojme qe Veleçiku per momentin ndodhet ne vendin e katert te renditjes, por diferenca me kreun nuk eshte shume e madhe dhe per rrjedhoje do te tentojne deri ne fund arritjen e objektivit.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Smajli vazhdojne te besojne se kategoria e pare eshte e arritshme dhe per kete arsye do te provojne ta forcojne skuadren me te tjere lojtare cilesore gjate merkatos se janarit./SHKODRA-SPORT.COM/