Lushnja ka prezantuar sot trajnerin e ri. Skuadra jeshilverdhë gjen zgjidhjen për pankinën, e cila ka qenë një problem për ta këtë sezon. Pas Koldian Duros, Edlir Tetovës dhe Blerim Hasallës, Lushnja ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit Klevis Dalipit.
Ky i fundit ka përvoja të mëparshme në fushën e trajnimit në Shqipëri. Më parë Dalipi ka udhëhequr Partizanin, Luftëtarin, Korabin, Tomorin dhe Apoloninë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo përvojë e re për 46-vjeçarin.
Kujtojmë që Lushnja nuk e ka nisur si duhet këtë edicion të Kategorisë së Parë. Pas 12 javësh, lushnjarët ndodhen në vendin e 10-të me 12 pikë të grumbulluara. Ata kanë regjistruar 3 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje, ndërsa pritshmëritë e klubit në këtë start sezoni ishin shumë të larta.
Klevis Dalipi është kësisoj trajneri i katert qe do ta drejtoje ekipin kete sezon. E nisi punen Klodian Duro por ai u shkuar per mungese rezultatesh. Me pas erdhi Edlir Tetova i cili nuk qendroi shume, per t’i lene vendin Blerim Hasalles qe e mbylli vitin ne krye te skuadres, per t’i lene tashme vendin elbasanasit.