Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në Vllaznia- Partizani

LAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në Vllaznia- Partizani

Sfida ne mes Vllaznise dhe Partizanit pritet me shume interes ne te dy kampet sepse vlen shume per ecurine e tyre ne kampionat. Kuptohet qe te dy ekipet duan edhe nje arbitrim korrekt ne kete perballje.

Nderkohe mesohet se Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Vllaznia – Partizani, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Kjo sfidë i është besuar gjyqtarit fierak, i cili ka ndarë drejtësi edhe më parë mes këtyre dy ekipeve.

Saktësisht në mars të vitit 2020, Cjapi u kontestua nga të kuqtë po në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia fitoi me penallti të akorduar nga ai. Sot ndeshja është programuar të zhvillohet në orën 17:45, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Shkreta dhe Malo. Kurse i katërt, Laver Alla.

Në VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, kurse asistent Kociaj. Kujtojmë që Partizani gjendet në vendin e parë me 12 pikë, kurse Vllaznia në vendin e pestë me 10 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments