Ndeshja e sotme Vllaznia-Partizani pritet të jetë përballja më në presion për trajnerin e “demave të kuq”, Giovanni Colella, por edhe skuadrën e tij. Humbja aspak e hijshme në derbin ndaj Tiranës, padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te presidenti Gazmend Demi.

Presidenti kërkon me patjetër kthesën ndaj Vllaznisë. Në rast të kundërt, ai ka paralajmëruar se do të rishikohet pozicioni i gjithsecilit prej drejtuesve të skuadrës, ku nuk përjashtohet as trajneri Colella.

Në këtë mënyrë, me një fitore të Partizanit dhe në anën tjetër me një humbje të Vllaznisë ditën e sotme, do të shtohej disi tensioni në skuadrën shkodrane. Megjithatë, duhet pritur ndeshja e sotme për të parë se si do të shkojë rrjedha e lojës.

Ne krahun tjeter, pozitat e Joses duken me te shendosha dhe ne krahasim me kolegun e tij, askush nuk e permend largimin e trajnerit me te suksesshem ne historine e futbollit shqiptar.
Maringlen ZHIVANI