Stërvitja e fundit e Laçit u drejtua dje nga tekniku krutan Ramadan Ndreu. Kjo bëri që të kishte dyshime për një largim të mundshëm të malazezit Dejan Vukiçeviç.
Pak orë më parë u raportua se malazezi ka pasur një fatkeqësi familjare dhe ka udhëtuar drejt Podgoricës ditën e djeshme, kësisoj klubi kurbinas kishte marrë menjëherë masat për ta zëvendësuar me Ramadan Ndreun.

Vetëm pak minuta më parë është konfirmuar se Vukiçeviç është rikthyer nga Mali i Zi dhe do të jetë në krye të pankinës në ndeshjen ndaj Tiranës.Ashtu siç raportoi “Panorama Sport” ai është shfaqur në stadium në shoqërinë e Ramadan Ndreut.

Nderkohe tashme Tirana dhe Laçi kane publikuar edhe formacionet zyrtare per ndeshjen qe do te luajne ne oren 15.00.

Tirana-Laçi, formacionet zyrtare

Tirana (4-2-1-3): Bekaj, Olayemi, Behiratche, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha Tr: Orges Shehi

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Alla, Turkaj, Ujka, Borysiuk, Ziko, Çuçin, Mazrekaj, Akinyemi Tr: Dejan Vukiçeviç

Arbitër: Silvio Dyrmishi