Plas te Vllaznia! Trajneri Tomas Brdariç rrezikon shkarkimin nga drejtimi i skuadrës shkodrane.

Në orët e fundit është lakuar për një mbledhje urgjente mes drejtuesve dhe nga sa mësohet, ka pasur një ide për të prishur marrëveshjen me gjermanin.

Ende nuk ka diçka zyrtare nga ana e klubit, por nuk përjashtohet mundësia që në vijim Vllaznia të dalë me një komunikatë.

Humbja ndaj Bylisit duket se ka lëkundur besimin e drejtuesve te trajneri Brdariç. Megjithatë, nga ana e klubit nuk ka një konfirmim zyrtar.