Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka gjen trajnerin e ri. Vjen italiani që...

LAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka gjen trajnerin e ri. Vjen italiani që dy vjet më parë ka drejtuar në Seria B

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Pankina e KF Shiroka nuk ka qënduar gjatë pa trajner. Pas largimit të Andre Jasmis drejt Omanit, sot drejtuesit e klubit shkodran kanë zyrtarizuar njeriun që do të drejtojë skuadrën e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë për Emiliano Bonazzoli, trajnerin i cili sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin e Lecco në Seria B të Italisë. Padyshim që ky është një lajm i rëndësishëm jo vetëm për KF Shirokën, por edhe për futbollin shqiptar.

Bonazzoli do të ketë për detyrë të drejtojë këtë skuadër drejt arritjes së objektivit, ngjitjes në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, por kuptohet që nuk do ta ketë aspak të lehtë sepse gara me ekipe si Besëslidhja dhe Sopoti pritet të jetë shumë e fortë.

Bonazzoli është shumë i njohur në vendin fqinj dhe jo vetëm sepse si futbollist ka luajtur edhe me ekipe si Parma Fiorentina, Sampdoria etj, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Italisë dhe madje ka luajtur edhe një ndeshje me ekipin e parë të axurrëve.

Si trajner sakaq ka drejtuar fillimisht ekipe të rinjsh e po ashtu ka qenë edhe trajner i ekipit të femrave të Veronës, ndërsa dy sezone më parë ka drejtuar ekipin Lecco në Seria B.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments