Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka mbetet pa trajner, Matias Tatangelo prezantohet tek...

LAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka mbetet pa trajner, Matias Tatangelo prezantohet tek skuadra e kategorisë së parë

Ndonëse KF Shiroka është ende në garë për ngjitjen një kategori më lart, në fakt ajo prej ditës së sotme është pa trajner. Kjo sepse italo- argjentinasi Matias Tatangelo ka vendosur të largohet dhe të emërohet në krye të një skuadre tjetër.

Bëhet fjalë për Ilirinë e cila tashmë e ka trajnerin e ri. Klubi ka gjetur zëvendësuarin e Dritan Smajlit, me të cilin vetëm pak ditë më parë ndanë rrugët mes tyre.

“Frenat” e skuadrës nga Fushë – Kruja i ka marrë Matias Tatangelo. Italo-argjentinasit do të udhëheqë Ilirinë në pjesën e dytë të sezonit, ku padiksutim që qëllimi kryesorë do të jetë fillimisht mbijetesa në Kategorinë e Parë.

“KF Iliria prezanton trajnerin e ri të ekipit, Matias Tatangelo.

Italo-Argjentinasi merr drejtimin e bardhebluve me objektiva të qarta për sezonin.

I urojmë mirëseardhjen ne familjen bardheblu dhe shumë suksese në krye të KF Iliria”, ka shkruar klubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments