Vllaznia do te luaje te enjten nje sfide shume te rendesishme ne rrugen e saj drejt Kupave te Europes. Ajo do te prese ne stadiumin “Loro Boriçi”, nje nga rivalet direkte, pikerisht ekipin e Laçit.

Ne kete kontekst, nisur edhe nga rendesia e madhe e ndeshje, por edhe fakti qe eshte ndeshja e fundit ne shtepi per kete sezon, drejtuesit e klubit kane marre vendimin per ta bere falas hyrjen e tifozeve ne stadium. Keshtu shkruhet ne njoftimin e shperndare ne faqen zyrtare te klubit.

NJOFTIM

Ditën e enjte në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpinë tonë, pikërisht ajo ndaj Laçit. Si rrjedhojë, Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur që hyrja e tifozëve në stadium për këtë ndeshje do të jetë e lirë, pa bileta.

Për këtë arsye, u bëjnë thirrje të gjithëve për të qenë në stadium dhe për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, në këtë sfidë të rëndësishme në rrugëtimin e kuqebluve drejt Kupave të Europës.

Eja edhe Ti! Forca Vllaznia!