Rralle ka ndodhur deri tani, por kete here do te jete ndryshe. Dy prej ndeshjeve te javes se katert te “Abissnet Superiore” do te luhen diten e marte. Ishim mesuar qe te ato te luheshin te shtunave, te dielave, por se fundi edhe te premteve dhe te henave, por te martave jo.
Nje dite kjo jo e zakonshme per zhvillimin e ndeshjeve ne futbollin shqiptar. Por kete here do jete ndryshe. Dhe ne mes ketyre dy ndeshjeve, eshte edhe ajo Laçi- Vllaznia e cila eshte planifikuar nga Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit qe te luhet te marten tjeter, pra me 19 shtator, ne ora 16:00 ne stadiumin e qytetit te Laçit.
Gazeta “Shkodra Sport” po ashtu meson se ate dite do te luhet edhe ndeshja tjeter Teuta- Skenderbeu, nderkohe qe me date 17 do te luhet nje ndeshje dhe me date 18 dy ndeshjet e tjera.
Ja kalendari i plote i ndeshjeve te javes se katert te Abissnet Superiore:
E diele, 17 shtator
Erzeni- Dinamo ora 16:00
E hene, 18 shtator
Kukesi- Tirana ora 16:00
Partizani- Egnatia ora 19:00
E marte, 19 shtator
Laçi- Vllaznia ora 16:00
Teuta- Skenderbeu ora 19:00