Futbollistja e Vllaznise Megi Doçi eshte shpallur mbremjen e sotme fituesja e “Topit te Arte” per vitin 2021. Nje vleresim ky i ardhur nga vleresimi i trajnereve dhe kapiteneve te te gjitheve ekipeve te vendit.

Sulmuesja dhe golashenuesja e njohur ka merituar kesisoj kete trofe te rradhes, trofe qe i eshte dorezuar nga drejtori i departamentit te sportit ne RTSH, Pano Xhixho.

Gjithçka ka ndodhur ne ceremonine qe po organizohet ne keto momente ne nje nga sallat e Liceut Artistik ne Tirane nga Radio Televizioni Shqiptar, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit.

Nderkohe, ka patur edhe nje “Top te Arte” per meshkujt dhe ai ka shkuar per ish- futbollistin e Teutes Dejvi Bregu. Ne kete menyre, Megi Doçi dhe ai, jane fituesit e ketij trofeu per kete vit.

Doçi sigurisht qe e meriton kete vleresim sepse eshte lojtarja qe ben diferencen ne futbollin shqiptar prej disa vitesh. Ajo udhehoqi Vllaznine jo vetem per fitimin e titullit kampion dhe te Kupes se Shqiperise, por edhe per kualifikimin e saj ne 32 skuadrta me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/