Ndryshimet e perfolura tek Akademia Vllaznia kane filluar te behen realitet. Pak minuta me pare klubi shkodran ka bere te ditur disa emerime te trajnereve te saj teksa verehet edhe nje ndryshim pozicioni per Vioresin Sinanin. Ai ishte emeruar me pare trajner ne krye te ekipit U21, por duket se largimi i Gilman Likes jashte vendit i ka ndryshuar gjerat dhe ish- sulmuesit te njohur i eshte besuar drejtimi i ekipit U19.
Ne vend te tij tek ekipi U21 eshte emeruar Ergi Borshi. Sakaq, ka ndryshime edhe tek ekipet U17 dhe U16 ku tek i pari eshte emeruar Flavers Çaku dhe tek i dyti Alsid Tafili. Ja njoftimi i plote i klubit shkodran:
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se përpos ekipit U21, duke filluar nga dita e nesërme do të nisin stërvitjen edhe ekipet U16, U17 dhe U19, ekipe të cilave u fillojnë më shpejt kampionatet. Për këtë arsye, ditën e sotme janë zyrtarizuar edhe emrat e trajnerëve që do të punojnë me to.
Konfirmojmë ndryshimin e pozicionit të z. Vioresin Sinani, i cili më parë ishte emëruar trajner i ekipit U21, por tani e tutje do të jetë në krye të ekipit U19, ndërkohë që ndihmës i tij do të jetë Malvin Meçarovi.
Ndërkohë, trajner i ekipit U21 emërohet Ergi Borshi dhe ndihmës i tij Fatjon Kadia.
Në krye të ekipit U17 është emëruar trajner Flanres Çaku, ndërsa trajner i ekipit U16 emërohet Alsid Tafili.
Njoftojmë të gjithë futbollistët se ekipet U16 dhe U17 do të nisin stërvitjen ditën e nesërme (e enjte) ora 16:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, ndërsa ekipi U19 do ta zhvillojë seancën e parë duke filluar nga ora 17:30.
Njëkohësisht bëjmë me dije se ekipet e tjera të Akademisë Vllaznia do të nisin stërvitjet shumë shpejt pasi klubi është duke menduar një riorganizim të strukturave drejtuese të Akademisë.