Ishte planifikuar te luhet neser ne oren 18.00 miqesorja ne mes dy ekipeve te njohura te futbollit shqiptar, Tiranes dhe Vllaznise, por orari ka ndryshuar.

Klubi shkodran permes nje njoftimi te bere ne faqen e tij zyrtare ka bere te ditur se ndeshja do te startoje 60 minuta me shpejt, pra ne oren 17:00.

Arsyeja duket ka te beje me sistemin e ndriçimit te stadiumit “Selman Stermasi” ku do te luhet kjo miqesore. Ai ka probleme dhe si rrjedhoje, orari eshte ofruar ne menyre qe te mos jete e nevojshme ndezja e projektoreve.

Siç kemi bere te ditur, ne kete ndeshje do te aplikohet per prove edhe sistemi VAR. Federata Shqiptare e Futbollit po kryen testimet e fundit para fillimit te aplikimit te tij dhe drejtuesit e saj kane zgjedhur “klasiken” per ta bere prove.

Kjo miqesore do te jete nje test i rendesishem per ekipin e Vllaznise ne prag te ndeshjes finale te Superkupes ndaj Teutes, ndeshje kjo qe do te luhet te shtunen e ardhshme ne Elbasan./SHKODRA-SPORT.COM/