Ndeshja Vllaznia- Egnatia e vlefshme per turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise e cila do te startoje ne oren 18:00 po pritet me shume interes ne te dy kampet sepse do te prodhoje njeren prej skuadrave finaliste te ketij kompeticioni.
Nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vleresuar maksimalisht kete takim duke ia besuar drejtimin e tij njerit prej arbitrave me te mire, pikerisht atij qe mban stemen e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Ai do te kete asistencen e dy anesoreve po te kolegjiumit te Tiranes, pikerisht Rejdi Avdo dhe Arber Zalla.
Arbiter i kater do te jete Olsion Yzeiraj i kolegjiumit te Patosit. Ne sistemin VAR do te jete nje tjeter arbiter me stemen e FIFA-s, Kreshnik Barjamaj, ndersa ne AVAR Ardian Beqiraj. Vezhgues i arbitrave ne kete takim do te jete Sokol Çekaj ndersa delegat i Federates Eraldi Shera.
Shkodranet kane patur pretendime per arbitrimin si ne ndeshjen e pare ndaj Egnatias (te fituar nga kjo e fundit me rezultatin 1-0), ashtu edhe ne ndeshjen e kampionatit te se shtunes ndaj Teutes. Prandaj dhe presin drejtesi ne takimin e sotem./www.shkodrasport.com/