Vllaznia- Egnatia eshte nje nga dy sfidat e dites se sotme qe do te mbyllin edhe javen e 13-te te “Abissnet Superiore”. Nje takim ky qe pritet me interes ne te dy kampet.

Por nderkohe, “Shkodra Sport” meson se fundi se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar edhe arbitrat qe do ta drejtojne kete takim qe do te startoje ne oren 16.30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kryesor do te jete arbitri i ri dhe me perspektive nga Durresi Florian Lata. Nderkohe asistente te tij do te jene fieraku Ilir Tartaraj dhe durrsaku tjeter Fatmir Lama, ndersa arbiter i katert do te jete Klodian Shahini po nga qyteti i Durresit.

Ne sistemin VAR sakaq eshte caktuar te jete fieraku Kreshnik Cjapi ndersa ne AVAR do jete Orgest Grabova po nga Fieri. Vezhgues i arbitrave do te jete gjirokastriti Tanush Latifi ndersa delegat i Federates per kete takim eshte caktuar Bujar Pregja.

Pritet te jete nje ballafaqim shume interesant dhe ne kampin shkodran e kane vleresuar shume edhe kundershtarin, por nderkohe shpresojne shume qe dhe arbitrimi te jete ne lartesine e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/