Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Një mbrojtës kolumbian në provë te Vllaznia

LAJMI I FUNDIT/ Një mbrojtës kolumbian në provë te Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia po teston një tjetër alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian Jesús Manuel Zabala Guillin, i cili ndodhet në provë te skuadra shkodrane në këtë fazë përgatitore.

24-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve në Kolumbi, ku në karrierën e tij numëron aktivizime me Atlético Nacional, Fortaleza CEIF dhe Llaneros FC. Ndërkohë, në fazën e parë, mbrojtësi i majtë kolumbian ka qenë pjesë e Tërbunit të Pukës në Kategorinë e Dytë, ku ka marrë minuta dhe ka lënë përshtypje pozitive.

Në fakt, kjo alternativë ka ardhur pikërisht për shkak se Aleksandër Kuro nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë të gjatë, teksa drejtuesit kuqeblu po shohin me prioritet përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes.

Në këtë kuadër, Zabala po vlerësohet nga trajneri Edi Martini dhe stafi teknik, ndërsa një vendim përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim. Nëse lë përshtypje pozitive, mbrojtësi kolumbian mund të fitojë një mundësi për t’u bërë pjesë e Vllaznisë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments