Ankandi i privatizimit te KF Vllaznia nuk do te hapet neser ashtu siç ishte parashikuar. “Shkodra Sport” meson se Bashkia Shkoder, ka marre nje shkrese me date 4 mars 2021 nga Drejtoria e Mbikeqyrjes se Tregjeve Prodhuese, Autoriteti i Konkurrences, ku i kerkon rishikimin e kritereve te shitjes, me qellim sigurimin e kushteev te barabarta pjesmarrje ne ankand.

delegim_vendimi_autoriteti_i_konkurences_3695

Nje vendim i tille i ketij institucioni eshte marre pas ankeses se bere prane tij nga nje person fizik i interesuar per blerjen e Vllaznise, pikerisht Almiro Gurakuqi.

Ne keto rrethana, nje dite me pas, pra me 5 mars 2021 Bashkia Shkoder me ane te nje shkrese me numer protokolli 3905, ka vendosur vendimin e pezullimit te Ankandit Publik deri ne shqyrtimin perfundimtar te ankeses perkatese nga Komisioni i Prokurimit Publik.

vendim_pezullimi_ankandi_3696

Megjithate Bashkia Shkoder, po me date 5 mars 2021, permes shkreses me numer protokolli 3906 i eshte drejtuar Komisionit te Prokurimit Publik leshimin e urdherit te ndermjetem per lejimin e autoritetit shites, Bashkise Shkoder, te vazhdoje proceduren e ankandit publik te klubit Vllaznia.

kerkese_per_komisionin_e_prokurimit_publik_3698

Tashme mbetet per te pritur vendimin e Komisionit te Prokurimit Publik nese do te lejoje urdherin per lejimin e procedures se ankandit apo jo. Me shume te ngjare, nje vendim i tille nuk do te vije sot dhe per rrjedhoje ankandi i planifikuar per neser do te shtyhet ne nje date tjeter.

Perpos Almiro Gurakuqit, siç dihet, e ka ankimuar kete procedure edhe ish- presidenti Valter Fushaj, te cilit Bashkia Shkoder i ka kthyer pergjigje me date 2 mars ku i thote qe pretendimet e tij jane te pambeshtetura ne ligj dhe si te tilla nuk mund te pranohen.

kthim_pergjigje_ankeses_se_colosseo_3699