Ka ardhur momenti që të thuhet e pranohet që Alban Xhaferi është presidenti i ri i Vllaznisë, madje edhe pronari i saj.

Pas përgjigjes që ka mbërritur në Bashkinë Shkodër nga Komisioni i Prokurimit Publik, së fundmi ka qenë vetë Bashkia që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka publikuar dokumentat ku njofton fituesin e ankandit për privatizimin e Vllaznisë.

Qe do te thote se firma e perfaqesuar na sponsori aktual Alban Xhaferi eshte shpallur fituese e ankandit dhe ai do te jete pronari i ri i Vllaznise.

Nje proces qe kesisoj kurorezohet me sukses pavaresisht vonesave qe dolen gjate rruges, megjithate te gjithe i dhane te drejte Bashkise Shkoder ne ndjekjene e procedurave te ndjekura per privatizimin dhe si rrjedhoje, sot ka ardhur edhe fituesi.

Ja njoftimi i Bashkise Shkoder per kete çeshtje: