Erzeni dhe Vllaznia, do të përballet ditën e sotme në orën 17:00 në “Niko Dovana” në duelin e vlefshëm për javën e parë të Superiores. Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar, teksa të dyja skuadra kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë sezonin.

Shkodranët vijnë si pretendentë në letër, për shkak edhe të kontingjentit të madh të lojtarëve cilësore që kanë në përbërje. Darko Bulatoviç, Ante Aralica dhe Esat Mala janë mungesat e sigurta të Vllaznisë në ndeshjen e sotme.

Erzeni është në emergjencë për sulmues, pasi 2 futbollistët e repartit ofensiv të afruar në merkato, Progon Maloku dhe Thierno Thiub, nuk janë federuar ende dhe sot shijakasit janë pa një qendërsulmues të mirfilltë, teksa është sajuar si sulmues, futbollisti i akademisë të Tiranës, Avdiu, që luan si i huazuar te Erzeni.

Vlen të theksohet fakti se Erzeni dhe Vllaznia janë përballur 8 herë në total me njëra-tjetrën, 2 herë kanë fituar shijakaset, 0 barazim dhe 6 herë shkodranët.

FORMACIONET ZYRTARE:

Erzeni-Vllaznia, formacionet zyrtare:

Erzeni (4-2-3-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Mehmeti, Calbergue, Osmanllari, Kahrimanoviç, Kadriu, Avdiu Tr: Xhevahir Kapllani

Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Latifi, Nunesh Tr: Mirel Josa

Arbitër: Kreshnik Cjapi