Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur sot kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve ku merr pjesë për herë të parë në Ligën B. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, kanë rënë në Grupin B2, me emra të njohur të viteve të fundit.
Shqipëria do të ketë si rivalin më të vështirë padyshim Rusinë, një emër i cili shkon zakonisht në fazat finale të turneve madhorë e që sigurisht ka cilësi të mëdha në radhët e saj. Ndërkohë, përballë do të jenë edhe Islanda e Izraeli, kundërshtarë më të cilët jemi ndeshur në edicionet e kaluara, në kualifikueset e Euriopianit e Botërorit apo pikërisht në Ligën e Kombeve.
Shqipëria ka evituar gjithsesi grupe më të komplikuara duke marrë parasysh se në vazo kishte edhe emra si Serbia, Suedia apo Norvegjia, të cilat kanë pretendime të mëdha.
Ndërkohë, Kosova ka rënë në një grup të vështirë në Ligën C, pasi rivale do të ketë Irlandën e Veriut, Greqinë si dhe fituesin e sfidës play-off mes Qipros dhe Estonisë.
SHORTI
LIGA A
Grupi A1
Francë
Danimarkë
Kroaci
Austri
Grupi A2
Spanjë
Portugali
Zvicër
Republikë Çeke
Grupi A3
Itali
Gjermani
Angli
Hungari
Grupi A4
Belgjikë
Holandë
Poloni
Uells