Oswaldo de Oliveira, trajner i Atletico Mineiro nuk ka arritur ta përmbajë veten pas një pyetje që i drejtoi një gazetar, pas barazimit me ekipin e kategorisë së 4 në Brazil.

Reagimi i trajnerit ishte mjaft i fortë saqë tentoi ta grushtonte gazetarin edhe pse e dinte që ishte duke u filmuar.

Atletico Mineiro befasisht barazoi me rezultat 1-1 me klubin nga kategoria e katërt braziliane, Atletico Acreano, në atë që është rrethi i parë i Copa do Brasil të mërkurën mbrëma.

Rezultati nuk ishte me i miri për vizitorët dhe la një shije të hidhur tek trajneri De Oliveira.

Në intervistën pas ndeshjes para një grupi gazetarësh, njëri prej tyre e pyeti:

“U duk sikur Atletico nuk kishte dëshirën për të sulmuar nga krahët apo nga qendra, nuk organizoi një kundërsulm, dukeshe sikur nuk donte të fitonte?”

Kjo pyetje e nervozoi tej mase dhe nxiti reagimin e Oswaldo de Oliveiras, i cili tashmë ishte përplasur në tunel me gazetarin e njëjtë për shkak se ishte i bezdisshëm në raport me të.

Kështu pas pyetjes Oliveira shkoi pas tij në tentim për ta rrahur derisa një zyrtar ndërhyri për ta mbajtur larg prej gazetarit deri në momentin kur trajneri u qetësua./tirana-today/