Ndeshjet e para të javës së 12 të Kategorisë Superiore, kanë konfirmuar Tiranën si kryesuese e kampionatit, pasi skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka ruajtur vendin e parë edhe pse u nda me një barazim pa gola përballë Vllaznisë.

Një rezultat i cili mban edhe shkodranët në lojë, teksa hap skenarë të rëndësishëm pasi u jep shpresë skuadrave që ndjekin pas si Partizani e Erzeni, që të afrohen më shumë me bardheblutë duke bërë më të ndezur luftën për titull e Europën, të cilës i është afruar edhe Egnatia.

Ndërkohë, humbja e Laçit dhe barazimi i Kukësit me Kastriotin, bëjnë që dueli për të shmangur rënien të jetë po aq i luftuar me një grup prej katër skuadrash të cilat janë të përfshira në 3 pikë.

Ato për momentin po mundohen të shmangin vendin e parafundit që sjell rënien direkt nga kategoria.

JAVA 12
Të dielën
Vllaznia-Tirana 0-0
Egnatia-Laçi 2-0
Kastrioti-Kukësi 1-1

Të hënën
Teuta-Erzeni Ora 13:00
Partizani-Bylis Ora 16:00