FAQJA E PARE KRYESOREMbrëmë debutoi në Seria A, vlera e 18 vjeçarit shkodran Gabriel Kulla...

Mbrëmë debutoi në Seria A, vlera e 18 vjeçarit shkodran Gabriel Kulla shkon menjëherë në 1.4 milionë euro

Gabriel Kulla debutoi dje me Sasuolon, ndërsa po luhej ndeshja e Seria A kundër Atalantës. Ishte minuta e 88-të, kur trajneri Albero Akuilani vendosi ta aktivizonte në vendin e Kieron Bowie.

Besimi te Kulla është i madh, pasi mori vendin e sulmuesit kryesor në minutat e fundit. “Transfermarkt” ka ndryshuar menjëherë vlerësimin për 18-vjeçarin e lindur në Shkodër.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 vlerësohet tashmë 1,4 milionë euro në treg, ndërsa më parë nuk kishte një shifër. Zyrtarisht është edhe lojtari më i vlerësuar te Sasuolo U-20 dhe i pesti në Primavera 1 ku ndodhen plot 768 lojtarë.

Kontrata e lidh me Sasuolon deri në vitin 2030. Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do i besohen më tepër minuta me ekipin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments