Pavarësisht kërkesës së bërë nga klubi Vllaznia për të ndryshuar ditën e zhvillimit të ndeshjes së ekipit të dytë të tij, atë ndaj Besëlidhjes, kjo kërkesë nuk është miratuar nga FSHF.

Institucioni i futbollit shqiptar ka njoftuar sot se nuk do ketë ndryshim kalendari dhe takimi “Vllaznia B”- Besëlidhja do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 ashtu siç ishte planifikuar më parë.

Trajneri i ekipit shkodran Ervis Kraja e ka ngritur shpeshherë zërin për këtë gjë sepse nuk është normale që dy ekipet e një klubi të luajnë në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë.

Sepse në fund të fundit, qëllimi i krijimit të ekipeve të dyta është për t’i shërbyer ekipeve të para.

Por në fakt kjo nuk po funksionon sepse rastis që shpeshherëë ndeshjet përkojnë në të njëjtën ditë dhe kjo nuk u shërben kuqebluve të cilët mbesin pa luajtur as me ekipin e parë dhe as me të dytin.
© shkodrasport.com